Komisioni Hetimor për MPJD-në interviston ish-sekretarin, Behar Isma

Anëtarët e Komisionit Parlamentar për menaxhimin e marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, janë duke intervistuar ish-sekretarin e kësaj ministrie, Behar Isma.

Anëtarët e komisionit e kanë pyetur Ismën për ligjshmërinë e rritjes së koeficientit të pozitës së tij për 100%, ngritjen për pesë grada të tij në prill të këtij viti si dhe një sërë çështjesh të tjera.

Isma i është kundërpërgjigjur për këtë të fundit me Raportin e Punës së komisionit për grada dhe disiplinë, të vitit 2018.

“Kriteri mbi të cilën bëhet gradimi është koha kur një zyrtar është punësuar. Me rregulloren e vitit 2009 të Shërbimit të Jashtëm ka qenë periudhë 2-vjeçare, ndërkaq në vitin 2018 rregullorja është plotësuar e ndryshuar dhe nga 2 vjet është shndërruar në 1 vit. Pas kalimit të kushtit të kohës, është pozita që mban, kriteret e kualifikimet dhe përvoja e vlerësimet nga eprorët”, ka thënë Isma. /RTK/

Read Previous

​Publikohen shumë parregullsi rreth testit të maturës, kërkohet rishikimi i ligjit

Read Next

Ja sa gjoba u shqiptuan nga Policia e Kosovës në 24 orët e fundit