​Tahiri: Ndërkombëtarët të mos heshtin para krimeve serbe

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ka bërë homazhe në kompleksin memorial të varrezave në fshatin Rezallë, në përkujtim të Masakrës së Rezallës të kryer dy dekada më parë nga ushtria e policia serbe.

Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri tha se kryesit e këtyre krimeve vazhdojnë të jetojnë të lirë derisa kërkoi nga ndërkombëtarët që mos të heshtin përballë këtyre krimeve.

Edhe njëherë kërkojmë e i bëjmë thirrje gjithë komunitetit ndërkombëtar që mos të heshtin para këtyre krimeve që kanë ndodhur më vendin tonë para dy dekadave, mos të heshtin para këtyre krimeve, derisa kryesit e veprave nuk dënohen asnjëherë nuk do të ketë qetësi mes popujve në këtë pjesë të Evropës”tha ai.

Tahiri tha se vendosja e drejtësisë është e domosdoshme.

Kosova sot përkujton Masakrën e Rezallës të kryer 22 vjet më parë nga ushtria e policia serbe të cilët ekzekutuan 98 shqiptarë, në mesin e tyre pleq e fëmijë. /Gazeta Sinjali/

Read Previous

Këto janë masat e reja anti-COVID që pritet të merren nga Qeveria

Read Next

Deputeti i PDK-së Beqa: Rruga për ta bërë vendin me President ishte me plot prapaskena pazaresh e shantazhesh