Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë publike disa statistika të Trustit, ku sipas raportit vjetor, numri i llogarive aktive në vitin 2023 që kanë paguar kontribute, ka qenë 442,383.
Murati ka shkruar në Facebook se zakonisht është dëgjuar opozita të kontestojë shifrat e ATK-së dhe ASK-së, me pretendimin që nuk janë të sakta, dhe se numri i llogarive aktive në Trust është indikatori më i mirë.
“Pa hyrë në diskutime se cili indikator është më i saktë, ja edhe numrat e Trustit, që edhe kësaj radhe demantojnë opozitën. PS. Në vitet 2019 dhe 2021 ka pasur zgjedhje, prandaj edhe numrat e llogarive aktive në Trust mund të jenë më të fryra në këto dy vite meqenëse ka një numër të konsiderueshëm të vëzhguesve e komisionerëve që raportohen si llogari aktive”, ka shkruar ai./kp