Nuk ka vota për lejimin e shpenzimeve për Programin për Diplomaci Qytetare nga MPJD

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, mbajti sot mbledhjen e radhës, kryesuar nga Arbëreshë Kryeziu- Hyseni, kryetare e këtij komisioni.

Gjatë këtij takimi u diskutua për lejimin e shpenzimeve për organizimin e Pritjes për përfituesit e Programit për Diplomaci Qytetare nga MPJD.

Lidhur me këtë, kryetarja e komisionit, Kryeziu-Hyseni, vlerësoi se Programi i MPJD-së është shumë i qëlluar dhe i nevojshëm për të rinjtë që do të jenë pjesë e tij.

Pas shqyrtimit për lejimin e mjeteve për programin në fjalë, kryetarja, nëpërmjet votimit kërkoi mbështetje nga anëtarët e komisionit, ndërkaq, në mungesë kuorumi, nuk u arrit të sigurohet përkrahja./EpokaeRe

Read Previous

Kurti në Ditën Memoriale të komunitetit egjiptian në Kosovë: Republika jonë është republikë e të gjithëve

Read Next

Izraeli vret zyrtarin e lartë shëndetësor të Gazës