Kroacia dhe Shqipëria përballen me njëra-tjetrën për ndeshjen e dytë të Grupit B të Euro 2024 këtë të mërkurë, më 19 qershor në “Volksparkstadion” në Hamburg nga ora 15:00, nën arbitrimin e francezit, François Letexier.
Të dyja ekipet mbërrijnë në këtë ndeshje pasi humbën takimin e parë. Kroatët u mundën 3-0 nga Spanja. Ndërsa, Shqipëria u mund me përmbysje 2-1 nga Italia.
Ndaj, takimi i sotëm është shumë i rëndësishëm për të dyja ekipet. Një humbje do të thotë një dalje e parakohëshme nga Euro 2024.
Dhe, për këtë arsye, trajnerët kanë vlerësuar maksimalisht duelin. Zlato Dalic i Kroacisë dhe Sylvinho i Shqipërisë kane vendosur formacionet më të mira nga minuta e parë.
Do të ketë dy ndryshime në formacionin fillestar të Shqipërisë në krahasim me ndeshjen me Italinë. Armando Broja zëvendësohet nga Rey Manaj dhe Qazim Laçi merr vendin e Taulant Seferit.
Shqipëria: Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimsiti, Mitaj; Ramadani, Asllani, Laçi; Bajrami, Asani, Manaj.
Kroacia: Livakovic; Juranovic, Sutalo, Gvardiol, Perisic; Modric, Brozovic, Kovacic; Majer, Petkovic, Kramaric./Albanianpost.com