Kuvendi i Kosovës, nisi seancën solemne në shënim të 25-vjetorit të Ditës së Çlirimit.
Të pranishëm në seancën e Kuvendit të Kosovës janë presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari, ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Lord George Roberston, një nga emrat që ktheu sytë e ndërkombëtarëve nga masakra e Reçakut dhe luftës së Kosovës, William Walker, ambasadorë dhe personalitete tjera të rëndësishme në rrugëtimin e Kosovës.
Me një minutë heshtje për të rënët që kontribuuan për çlirimin e Kosovës dhe intonimin e himnit kombëtar e shtetëror ka nisur seanca solemne e Kuvendit të Kosovës.
Njëzet e pesë vjet më parë, në Kosovë hynë trupat paqeruajtëse të NATO-s. Në Kosovë, këto ditë po zhvillohen organizime të ndryshme për ta shënuar këtë ditë. /RTK/