“Gurët e Trepçës”, Osmani ia dorëzon Blairit dhuratën unike nga familja Rugova

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka bërë një dhuratë nga familja Rugova, ish-kryeministrit britanik, Tony Blair.

Në disa pamje të postuara nga e para e shtetit në Instagram, shihet se ajo ia dhuroi gurët e Trepçës, Blairit.

Gjatë takimit brenda presidencës, Blair ka nënshkruar edhe në librin e miqësisë.

Ndryshe, Tony Blair po qëndron në Kosovë për nder të përvjetorit të 25-të të Çlirimit të Kosovës. Pos Osmanit, ai është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentarin, Glauk Konjufca.

Blair poashtu ka mbajtur fjalim në kuvendin e Kosovës. /Klankosova.tv/

Read Previous

Adnan Dibrani, eurodeputeti i parë shqiptar në Parlamentin Evropian

Read Next

Konjufca: Miku i madh Blair dha kontribut të jashtëzakonshëm në ditët më të vështira të popullit të Kosovës