Babai dhe dy djemt e tij kanë mbetur të plagosur sonte në Pejë, nga të shtënat me armë zjarri.
Të tre të plagosurit janë dërguar tashmë në spital për trajtim. Mjeku kujdestar Besnik Ibraj, i cili ka folur për gjendjen e të plagosurve ka thënë se njëri nga ta është në gjendje të rëndë.
Plagosja ka ndodhur rreth orës 21:25 në rrugën “Bekim Berisha” (Abeja) në Pejë. Sipas zëdhënësit të Policisë në Pejë tre të plagosurit janë dërguar në spitalim e Pejës e pastaj dy janë transferuar në QKUK. Personi që ka shtënë është në kërkim tha për Tv Syrin Fadil Gashi zëdhënës i Policisë në Pejë.