Pas letrës në KiE, Osmani takoi ambasadorët Hovenier dhe Rohde

Zhvillime të shumta po ndodhin kohë pas kohe rreth çështjes së anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

Së fundmi ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla njoftoi se i ka dërguar sot një letër presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos, ku e ka njoftuar se Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draft-statut për Asociacionin të cilin është zotuar ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të majit.

E pas këtyre zhvillimeve presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin amerikan Jeff Hovenier dhe atë gjerman Jorn Rohde.

Siç mëson Telegrafi, takimi mes Osmanit dhe dy ambasadorëve tashmë ka përfunduar ndërkaq nuk dihet se çfarë kanë diskutuar. /Telegrafi/

Read Previous

Apple sjell një veçori të re – përmes së cilës mund të kontrolloni iPhone dhe iPad me sytë tuaj

Read Next

Kryediplomatja gjermane flet për procesin e Kosovës për anëtarësim në KiE