Në takimin e fundit që Komiteti për Politikë dhe Siguri të Bashkimit Evropian (BE) zhvilloi të martën në Bruksel të Belgjikës, shumica e vendeve anëtare u shprehën në favor të heqjes së plotë të “masave negative” kundër Kosovës, por raportohet se tetë vende dëshirojnë që masat ndëshkuese të vendosura në qershor të vitit të kaluar të hiqen në një mënyrë graduale.
Në mesin e shteteve anëtare të BE-së megjithatë ekziston një dilemë: shtetet anëtare të bllokut, ndonëse pajtohen për largimin e sanksioneve ndaj Kosovës, ndahen në dy grupe për mënyrën e heqjes së tyre – përderisa Franca, Italia dhe Gjermania, duan “heqje graduale” të masave, disa shtete tjera duan që sanksionet të hiqen në mënyrë të plotë dhe të menjëhershme.
Francës, Italisë dhe Gjermanisë u janë bashkuar edhe tri vende brenda BE-së që nuk e njohin Kosovën – Greqia, Spanja dhe Qipro – ndërsa vendet që kërkojnë “heqjen e plotë” janë Finlanda, Kroacia, Polonia e Sllovenia. Pra, aspekti pozitiv është se asnjë vend nuk është shprehur kundër heqjes së masave ndëshkuese që BE-ja vendosi ndaj Kosovës për shkak të situatës në veri./Albanianpost.com