“Masat ndëshkuese ndaj Kosovës janë të padrejta dhe duhet të hiqen sa më parë”. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi gjatë një takimi me eurodeputetët nga Parlamenti Evropian, Thijs Reuten dhe Ladislav Ilçiq.
Bislimi nga deputeti Reuten, pranoi simbolikisht nga penën me të cilën u nënshkrua me 19 prill të vitit të kaluar, vendimi final për procesin. Kujtojmë se Reuten ishte dhe raportues mbi çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian.
Në këtë takim u ngritën dhe çështje që ndërlidhen me fusha si energjia, shëndetësia e arsimi.
Nga ana e tyre, eurodeputetët Reuten dhe Ilçiq nënvizuan se Parlamenti Evropian e mbështet Republikën e Kosovës në objektivin e qëllimin e saj në rrugëtimin integrues drejt Bashkimit Evropian, duke theksuar dhe mirënjohjen për qëndrimin parimor e mbështetjen ndaj qasjes evropiane kundrejt agresionit të pajustifikuar rus në Ukrainë.
Duke i falënderuar eurodeputetët për përkrahjen e vazhdueshme të tyre dhe të Parlamentit Evropian ndaj Republikës së Kosovës, zëvendëskryeministri Bislimi vlerësoi pikëpamjet e ndara dhe diskutimet gjithmonë produktive. Në këtë takim, ai shoqërohej dhe nga ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, njofton ekzekutivi./rtklive