Kuvendi i Kosovës është mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme, ku pika e vetme e rendit të ditës është “shqyrtimi i Propozim-rezolutës për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti”.
Kjo seancë është ftuar me kërkesë të deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami e përkrahur nga 39 deputetë të tjerë.
Opozita ka theksuar se janë diku mbi 350 tenderë që janë dhënë me procedurën njëburimore.
Ata kanë shtuar se kontratat njëburimore janë burim i korrupsionit, derisa kanë kërkuar që të njëjtat të hetohen nga Prokuroria e Kosovës. /Telegrafi/