Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë i është bashkuar komunitetit botëror të spitaleve promovuese të shëndetit. Në një ceremoni të organizuar sot, Prof. Dr. Oliver Gröne, kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit Ndërkombëtar të HPH-së i ndau certifikatën drejtorit të spitalit, Hilmi Shala si rezultat i angazhimit intensiv të drejtuesve dhe stafit të spitalit për të përmbushur standardet e spitaleve promovuese të shëndetit.
Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës anëtarësohet në Rrjetin e Spitaleve Promovuese të Shëndetit