Vitia: Rinovimi në Klinikën e Kardiokirurgjisë është duke u bërë sipas standardeve evropiane

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se Klinika e Kardiokirurgjisë është duke u rinovuar sipas standardeve evropiane.

Vitia, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka thënë se në këtë klinikë gjithçka do të transferohet.

“Është ulur lista e pritjes për pacientët nga 1 vit në 3 muaj. Aktualisht po punohet në renovimin e riorganizimin e klinikës në tërësi. Në mjekimin intensiv të klinikës u rrit numri nga 4 në 10 shtretër”, ka shkruar Vitia.

Duke shtuar se, “dhomat për infeksione të rënda po izolohen sipas standardeve evropiane”.

/albanianpost/

Read Previous

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës anëtarësohet në Rrjetin e Spitaleve Promovuese të Shëndetit

Read Next

Banka Botërore: Kosova ka arritur gati 100 pikë nga raporti Gratë, Biznesi dhe Ligji 2024