Në një raport të Iniciativës Evropiane për Stabilitet (ESI) thuhet se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës (2016) për Manastirin e Deçanit duhet të zbatohet në mënyrë që vendi i vogël ballkanik të anëtarësohet në Këshillin e Evropës (KiE), duke shënuar njëkohësisht një hap vendimtar drejt sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës.
Autoritetet në Deçan refuzojnë t’i lejojnë Manastirit të Deçanit që t’i regjistrojë në kadastër 24 hektarë tokë dhe pyll, duke pretenduar se kjo pronë nuk i ka takuar asnjëherë manastirit. Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim në favor të Manastirit të Deçanit, por ai nuk është zbatuar, përkundër thirrjeve të bashkësisë ndërkombëtare.
“Zgjidhja do të përbënte: një fitore për sundimin e ligjit dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës, të cilët do të përfitonin gjithashtu nga sistemi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut të KiE-së; një fitore për Manastirin e Deçanit dhe minoritetin serb në Kosovë; një fitore për KiE-në, veçanërisht për Asamblenë e tij Parlamentare (PACE), raportuesit e të cilit e kanë bërë këtë një fokus qendror”./Albanianpost.com/