Azemi: Buxheti i Kosovës nuk duhet të jetë vetëm i punëtorëve të sektorit publik
Referuar një renditje të re, të këtij viti, doli se Paris është qytetin më të bukur në botë, përcjell albinfo.ch. Për të dytin vit radhazi, kryeqyteti francez u kurorëzua destinacioni i zgjedhur për udhëtarët nga e gjithë bota.
Renditjen e qyteteve më të mira në botë e publikoi Euromonitor International.
Qyteti i Dritës (La Ville Lumiere) u vlerësua kundër të gjithë rivalëve të tij në më shumë se 50 kritere të ndryshme.
Këto përfshinin turizmin, cilësinë e infrastrukturës, tërheqjen e saj për udhëtarët e huaj dhe shumëllojshmërinë e ofertës së saj kulturore.
Parisi qëndron përpara 99 rivalëve të tij, një ndihmë e mirëpritur për qytetin, pasi aktualisht po përgatitet të presë Lojërat Olimpike më 2024.
Qytetet evropiane dominojnë në renditjen e qyteteve më të mira në botë
Bota e Vjetër ka ende një të ardhme të ndritur përpara. Nga 20 qytetet më të mira në renditje, 12 janë evropiane.
Nga rrugët historike të Berlinit, Romës dhe Londrës, në klimën e ngrohtë dhe me diell të Madridit, Milanos, Barcelonës dhe Lisbonës, këto metropole sjellin një ofertë unike kulturore, arkitekturë të njohur dhe gastronomi me famë botërore.
Megaqytetet aziatike po bëhen gjithnjë e më tërheqëse
Shpesh më moderne se qytetet evropiane, megaqytetet e Azisë Juglindore janë gjithnjë e më të njohura për udhëtarët. Vitet e fundit, Seuli, Tokio, Singapori dhe Hong Kongu janë bërë destinacione të njohura për pushuesit.
Listat e Euromonitor konfirmojnë këtë prirje, me të gjitha këto qytete të botës që arrijnë në top 20.
Paris, Francë
Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe
Madrid, Spanjë
Tokio, Japoni
Amsterdam, Holandë
Berlin, Gjermani
Romë, Itali
Nju Jork, Shtetet e Bashkuara
Barcelona, Spanjë
Londër, Mbretëria e Bashkuar
Singapor
Mynih, Gjermani
Milano, Itali
Seul, Koreja e Jugut
Dublin, Irlandë
Osaka, Japoni
Hong Kongu
Vjenë, Austri
Los Anxhelos, Shtetet e Bashkuara
Lisbonë, Portugali
/gazetaexpress/