Kurti: Ekonomia ka nevojë për autostrada dixhitale

Gjithashtu edhe kryeministri Kurti tha se është kënaqësi të shënohet edhe një arritje tjetër e suksesshme në sektorin e teknologjisë, në një partneritet mes kompanisë dixhitale Gjirafa dhe Carvago nga Republika Çeke.

“Qeveria jonë është e përkushtuar ta çlirojë këtë potencial, duke krijuar një mjedis të favorshëm. Gjatë këtyre tre vjetëve kemi bërë hapa të rëndësishëm në rrugëtimin tonë duke ngritur në 11 vende në indeksin, përkundër korrupsionit edhe 22 vende në lirinë e medias”, tha kryeministri Kurti.

Ai më tej shtoi se ekonomia dixhitale ka nevojë për autostrada dixhitale, ndërkohë që, shtoi ai, universiteti dhe sektori privat po i ofrojnë programet e tyre qeveria është duke kontribuar trajnimin 3500 të fushave të ndryshme të teknologjisë.

Kurti, tutje ka përgëzuar për arritjet e Gjirafës dhe uroi që kjo të jetë frymëzim për të gjithë.

Bëhet e ditur se shërbimi inovativ i Carvago-s ua mundëson klientëve blerjen e automjeteve nga komoditeti i tyre shtëpiak. Me përkushtim ndaj transparencës dhe cilësisë, Carvago garanton gjendjen e çdo makine, pasi teknikët e saj ekspertë inspektojnë personalisht çdo automjet para se të dalë në shitje. /RTK/

Read Previous

Osmani: Inovacioni ka një rol përmbajtësor në zhvillimin e vendit

Read Next

3 shqiptarë ekstradohen nga Greqia dhe 2 ekstradohen drejt Italisë, zbardhet aksioni i Interpolit