Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari, morën pjesë në takimin e 19-të të Grupit të Kontaktit për Ukrainën, i thirrur nga Sekretari i Mbrojtjes së ShBA-së, Lloyd J.Austin lll.
“Fokusi i takimit ishte vijimi i ofrimit të asistencës ushtarake në armatime, pajisje dhe trajnime për forcat e armatosura të Ukrainës nga vendet e këtij koalicioni. 54 shtetet anëtare në mesin e të cilave dhe Kosova, edhe një herë rikonfirmuam mbështetjen e pakusht për Ukrainën që po vazhdon të përballet me agresionin rus”, tha Maqedonci në llogarinë e tij në Facebook.