Vdekje e dyshimtë, gjendet pa shenja jete një person në Gjakovë

Një person është gjetur pa shenja jete sot në Gjakovë.

Rastin ndërkohë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Deklarata plotë e Policisë :

“Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatë se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Motrat Bejtullahu” në Gjakovë (personeli mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe aktualisht janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML“, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

/tvsyrivison/

Read Previous

Xhaferi: Nuk jam kryeministër teknik, ky nocion s’ekziston as në kushtetutë

Read Next

Parashikimi i motit