Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Në një takim midis Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Ambasadores së Shtetit të Izraelit, Tamar Ziv, është diskutuar një hap i rëndësishëm drejt thellimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve: liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.
Siç njfoton Presidenca, Ambasadorja Ziv e njoftoi Osmanin për pajtueshmërinë e Qeverisë së Izraelit të miratojë heqjen e vizave.
Ky zhvillim vjen pas kërkesës së presidentes Osmani drejtuar institucioneve izraelite, duke u bërë një lajm i mirëpritur për qytetarët e Kosovës, të cilët së shpejti do të gëzojnë lirinë e udhëtimit pa viza në Izrael për qëllime turistike.
Ministritë përkatëse tashmë kanë nisur procedurat për formalizimin e marrëveshjes, dhe qytetarët e Kosovës do të kenë mundësinë të udhëtojnë lirshëm në një nga destinacionet më të njohura turistike në rajon dhe më gjerë.
Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e saj ndaj Ambasadores Ziv për këtë hap, i cili jo vetëm që lehtëson lëvizjen e qytetarëve, por edhe shton besimin dhe bashkëpunimin mes dy shteteve.
Ndërkohë, në përkujtim të Ditës së Holokaustit, Presidentja Osmani theksoi përkujtimin e viktimave dhe angazhimin e Kosovës për të mësuar nga historia dhe luftimin e urrejtjes dhe paragjykimeve.
Ambasadorja Ziv dhe presidentja Osmani po ashtu ndanë informacione rreth zhvillimeve të sigurisë në Izrael dhe Kosovë, duke treguar vazhdimësinë dhe rëndësinë e dialogut ndërmjet dy vendeve.
/Telegrafi/