Skiatorja që përfaqëson ngjyrat kuqezi, Lara Colturi ka kurorzuar një arritje të jashtëzakonshme duke u klasifikuar në top 10-shen e Kupës së Botës, në pistën austriake të Flachaut.
Në garën e dytë te slalomit Lara arriti kohën më të mirë absolute duke lënë mbrapa edhe Mikaela Shiffrin, skiatoren amerikane, një nga më të mirat në botë.
Ne rezultatin përfundimtar, mesatarja e të dy garave e renditi Colturin në vendin e nëntë. Është rezultati i parë që Lara arrin duke u përfshirë në top 10-shen e Kupës së Botës për ski në karrierën e saj.
Kujtojmë se Colturi e nisi garën nga vendi i 60-të dhe tashmë është bërë pjesë e top 10-shes. Një arritje e jashtëzakonshme, për një skiatore që cilësohet nga talentët më premtues të brezit të saj.
/albanianpost/