Edhe pse të destinuara për vendosjen e mbeturinave, shumë shporta janë hudhur në lumin Krena dhe mungojnë në vendet ku ishin vendosur. Imazhet e siguruara gjatë ditës së sotme flasin për një pamje aspak të mirë, ndërkohë zyrtarët thonë se vetëm kontrollimi i kamerave të sigurisë do zgjidhte këtë problem, me qëllim që të parandalohet ky fenomen i qëllimshëm.
Shportat e mbeturinave hudhen në lumin Krena