Triumfi i Real Madrid në finalen e Superkupës, ja notat e lojtarëve

Real Madridi e ka fituar kupën e parë dhe El Clasicon e parë për vitin 2024, pasi në finalen e Superkupës së Spanjës mposhti Barcelonën me rezultat bindës 4-1.

Vinicius Junior me tre gola shkëlqeu në këtë takim, ndërsa një gol shtoi edhe Rodrygo. Në anën tjetër për Barcelonën golin e vetëm e shënoi Robert Lewandowski.
Lojtari më i mirë i ndeshjes sipas SofaScore, padyshim ishte Vinicius që u vlerësua me notën 10-të.

Pas tij paraqitje të mirë kishin edhe Rodrigo (8.3) dhe Jude Bellingham (7.9).

Te Barcelona nota kaluese morën vetëm Ilkay Gundogan (7.8) dhe Lewandowski (7.3), ndërsa më të dobëtit në fushë ishin Alejandro Balde (5.8) dhe Ronaldo Araujo (5.9)./ h.ll/abcnews.al

Read Previous

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, ky është rendi ditës

Read Next

Vetëaksidentohet autobusi në magjistralen Gjakovë – Prizren, godet disa makina në një autosallon