MINT publikon raportin vjetor, thotë se ka thyer rekord inspektimesh

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka publikuar të arriturat e këtij viti si dhe planet për vitin e ardhshëm.

MINT, në një postim në Facebook, njofton se numri i inspektimeve preku shifrat rekord me mbi 3079 inspektime të realizuara.

“Për herë të parë gjatë vitit 2023 u nënshkrua marrëveshja për pjesëmarrjen e Kosovës në njërin nga programet më të mëdha të Bashkimit Evropian, në vlerë prej 4.2 miliard euro. Negociimi për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me shtetet e EFTA-së po avancon si asnjëherë më parë. Në vitin 2023, për herë të parë në Republikën e Kosovës u regjistruan Treguesit Gjeografik si emërtime të mbrojtura të origjinës, njofton MINT.

Në mesin e shumë sukseseve, kjo ministri përmend edhe  numrin i inspektimeve që ka arritur shifrat rekord me mbi 3079 inspektime të realizuara.

“Për herë të parë u rregullua veprimtaria e udhërrëfyesve turistik (ciceronëve) në mënyrë që historia, kultura e trashëgimia jonë kulturore të prezantohet nga ciceronë të certifikuar dhe regjistruar në Republikën e Kosovës. Plane të tjera të reja na presin në vitin 2024 me qëllim realizimin e prioriteteve të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Bashkë, për qytetarët tanë dhe të mirën e përgjithshme!”, njofton Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. /RTK/

Read Previous

Ndryshojnë datat, ja kur do të zhvillohen sfidat e Superkupës së Italisë

Read Next

Strategjia për Portin e Durrësit, teknologjia e re dhe arkitektura e automatizuar