Kurti flet me shefin e EULEX-it për sigurinë, sundimin e ligjit dhe drejtësinë

Kryeministri Albin Kurti priti në takim shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, Giovanni Pietro Barbano.

Në njoftimin e qeverisë thuhet se takimi u përqendrua në temat e sigurisë, sundimit të ligjit dhe drejtësisë.

“Kurti e njoftoi me zhvillimet e fundit në vend dhe reformat e ndërmarra deri më tani. Ai e veçoi procesin pozitiv të regjistrimit të automjeteve me targat legale të Kosovës, RKS, si shembull i respektimit të ligjshmërisë, rezultat i lehtësimit financiar të ofruar nga Qeveria, dhe gatishmërisë së qytetarëve për integrim”.

“Gjatë bisedës u fol edhe për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në shërbim të të gjithë qytetarëve e Kosovës”, thuhet në njoftim.

/Klankosova.tv/

Read Previous

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Shkup, dyshohet për tregti me lëndë narkotike

Read Next

Austria ndalon importimin e mishit të derrit nga vendet jo anëtare të BE-së