Qeveria ua nis me mesazh qytetarëve rregullat për udhëtim në zonën Schengen

Që nga 1 janari 2024, qytetarët e Republikës së Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në vendet e zonës Schengen.

Për këtë, Qeveria tashmë ka nisur të dërgojë mesazhe te qytetarët, përmes të cilëve tregojnë rregullat për ata që duan të udhëtojnë.

Nga 1 janari 2024 pa viza! Të keni: pasaportë, akomodim, biletë kthyese, dëshmi finaciare. vetëm vizita afatshkurtra, jo punësim. 90/180 ditë“, thuhet në mesazh.

Ndryshe, më 18 prill, Parlamenti Evropian e ka miratuar vendimin për vizat, ndërsa dokumenti është nënshkruar më 19 prill.

Vendimi parasheh që qytetarët e Kosovës, të udhëtojnë pa viza në vendet e zonës Schengen, prej 1 janarit të vitit 2024.

Regjimi pa viza mundëson udhëtime vetëm deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga shtetet anëtare të zonës Schengen.

Udhëtimet pa viza duhet të shërbejnë për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme, dhe në asnjë rast nuk nënkuptojnë leje pune ose përfitime të tjera.

Kosova, aktualisht, është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Financial Times: Mira Murati, një nga gratë më me ndikim në botë në vitin 2023

Read Next

Osmani: Kosova s’heq dorë nga anëtarësimi në BE