Një person në fshatin Rogovë lëndon veten me armë zjarri

Stacioni policor në Gjakovë, ka bërë të ditur se rreth orës 04:25 ka pranuar një informatë se në fshatin Rogovë një i dyshuar mashkull kosovar, kishte lënduar veten me armë zjarri.

Deklarata e plotë e Policisë :

“Stacioni Policor në Gjakovë, rreth orës 04:25 ka pranuar informatë se në fshatin Rogovë i dyshuar mashkull, kosovar, kishte lënduar veten me armë zjarri në dorë dhe ishte dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë për trajtim mjekësor. Njësitet e nevojshme policore menjëherë ju kanë përgjigjur rastit dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, me ç’rast kanë konfiskuar dy armë (pistoleta). Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi ose kontroll të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.”

/tvsyrivision/

Read Previous

“Javët e Biznesit Kosovar 2023” mbahen në Gjakovë nga AKB-ja

Read Next

Hovenier takohet me Malajn: Mezi presim të punojmë bashkë