Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Organizata Studentore “Reforma” sot ka mbajtur një aksion simbolik para Ministrisë së Arsimit, në shenjë proteste për rezultatet e dobëta të Testit PISA.
Studentë në shenjë pakënaqësie kanë vendosur diplomën e ministres Arbërie Nagavci në objektin e ministrisë.
Ata po ashtu kërkuan reforma në fushën e arsimit.
Ndryshe, dy ditë më parë Kosova është renditur pothuajse në vendet e fundit në rezultatet e testit të PISA-s për vitin 2022.
Kosova ka zënë vendin e 78-të nga 80 shtete pjesëmarrëse, pra ka rënie nga viti 2018 për 11 pikë.
Vendi ka zënë pozitën e 76-të për lexim, 77-të për shkencë si dhe pozitën e 74-të për matematikë. /Telegrafi/