​55 studentë nga komuniteti egjiptian, ashkali dhe rom përfitues të bursës

55 studentë janë përfitues të bursës nga komuniteti egjiptian, komuniteti ashkali dhe komuniteti rom, për vitin akademik 2023/2024.

Kështu ka shkruar ministri Elbert Krasniqi, i cili ka theksuar se do të ishte më mirë të kishte më shumë aplikime në mënyrë që të kishte më shumë përfitues.

“Pra 100 studentë ashtu siç ka qenë e paraparë me këtë pako qeveritare për mbështetje financiare. Edukimi i brezave të ardhshëm mbetet prioritet i ynë për të cilin do të vazhdoj të angazhohem çdo ditë”, ka shkruar ai. /KosovaPress/

Read Previous

Kufizimi i komunikimeve për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, flet mbrojtja e Thaçit

Read Next

Blinken dhe udhëheqësit arabë diskutime për qeverisjen e ardhshme të Gazës