BE-ja thotë se kufizimet izraelite për karburantin, po pengojnë dërgesat e ndihmave në Gaza

Kufizimet e Izraelit në furnizimet me karburant në Gaza po ndikojnë në dërgesat e ndihmave dhe aksesin humanitar, tha Janez Lenarcic, komisioner i BE-së.

“Ne po bëjmë thirrje për rritjen e furnizimit me karburant. Qasja humanitare duhet të bazohet në nevojat dhe jo në disa kufizime ”, deklaroi ai para gazetarëve në Bruksel.

Lenarcic tha se dërgesat e ndihmave në Gaza po hasnin dy çështje: procesin e kontrollit për kamionët në vendkalimin Rafah dhe kufizimet në karburant, raporton Al Jazeera.

/klankosova/

Read Previous

Konjufca nga Prekazi: Këtu ka ndodhur sakrifica më e madhe e popullit shqiptar për liri

Read Next

Stoltenberg: Incidentet në veri janë serioze, duhet të qëndrojmë të fokusuar në Ballkanin Perëndimor