Arrestohet një polic në Gjakovë, dyshohet për dhunimin e një të miture

Gazeta Sinjali raportoi sot për ndalimin e një pjesëtari të Policisë, i cili është arrestuar mbrëmë nga Inspektorati Policor i Kosovës, nën dyshimin për dy vepra penale.

Burimet brenda Prokurroisë kanë bërë me dije për Gazetën Sinjali se polici i arrestuar është Enis Sefa nga Gjakova.

Sefa dyshohet se është arrestuar nën dyshimet për ngacmim dhe dhunim të një vajze të mitur.

Arrestimi i tij erdhi pas denoncimit të rastit, për të cilin akoma nuk dihen detajet dhe rrethanat e tjera.

Ndaj zyrtarit policor të dyshuar pritet të merren veprimet e nevojshme hetimore, brenda afatit ligjor./Sinjali/

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. 

Read Previous

“Shumë lojtarë do të zhgënjeheshin”, Broja flet për kohën e kufizuar të lojës te Chelsea

Read Next

Albin Kurti: Të punojmë për idealet e Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Adem Jasharit