Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet me 200 euro shoferi

Policia, ka ndaluar shoferin K.K 48 vjeçar, duke e dënuar me gjobë prej 200 euro, 6 muaj masë mbrojtëse dhe heqje e patentë shoferit, pasi që kishte drejtuar veturën nën ndikim të alkoolit.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 01;30 të mëngjesit, në rrugën ‘’Vëllezërit Gërvalla’’ në Ferizaj.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që mos të drejtojnë automjetet e tyre nën ndikimin e alkoolit.

Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. /Telegrafi/

Read Previous

Ambasadori i Palestinës në Mal të Zi tha se Kosova nuk e dënoi sulmin në Gaza, por një gjë të tillë e kishte bërë presidentja Osmani

Read Next

Nga 1 janari nuk mund të zhdoganohen veturat më të vjetra se viti 2014