Gjykata Komerciale gjatë tetorit mori 680 vendime gjyqësore

Gjykata Komerciale gjatë muajit tetor ka marrë 680 vendime gjyqësore.

Sipas njoftimit, Dhomat e Shkallës së Parë kanë marrë 473 vendime, ndërsa Dhomat e Shkallës së Dytë kanë marrë 207 vendime.

“Të gjitha këto aktgjykime dhe aktvendime janë të qasshme për publikun dhe organizata të ndryshme, të cilat bëjnë monitorimin e sistemit të drejtësisë dhe punës së gjykatave”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se një nga vendimet e marra nga Gjykata Komerciale gjatë muajit tetor ishte edhe pezullimi i punimeve në rrugën “A”. /Klankosova.tv/

Read Previous

Njësia Speciale Intervenuese e Policisë proteston sot para Qeverisë

Read Next

Specialja bastis shtëpinë e Ismail Syla, ish-këshilltarit të Hashim Thaçit