GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Shqipëria dhe Franca nënshkruan sot katër marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme në kuadër të vizitës zyrtare të presidentit Emmanuel Macron në Tiranë.
Marrëveshjet u nënshkruan në praninë e Presidentit Macron dhe Kryeministrit Edi Rama dhe shkojnë në drejtim të forcimit të marrëdhënieve, pesë vjet pas nënshkrimit të Deklaratës së Partneritetit Strategjik midis dy vendeve.
Marrëveshja e parë është udhërrëfyes për bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe Francës, nënshkruar për palën shqiptare nga zëvendëskryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku.
Marrëveshja e dytë u nënshkrua për palën shqiptare nga drejtori i Agjencisë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, Ilir Beqaj.
Marrëveshja në fushën e kulturës u nënshkrua nga homologët e të dyja vendeve, ndërsa marrëveshja e fundit deklaratë qëllimi mes ministrive të Brendshme të Shqipërisë dhe Francës u nënshkrua nga ministrat respektivë.
/Telegrafi/