Dyshohet se u dhunua një 10- vjeçare në Gjakovë, arrestohen dy persona


Një 10 vjeçare dyshohet se është dhunuar nga persona të panjohur në Gjakovë.Reklama

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj konfirmoi arrestimin e dy personave, mbi dyshimin se janë përfshirë në rast.

“Më datën 13.10.2023 rreth orës 09:00 viktima, femër (fëmijë), gjatë dëgjimit policor në prezencën e akterëve të nevojshëm ka treguar se ishte abuzuar dhe dhunuar nga persona të panjohur në lokacione të ndryshme. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona, një femër dhe një mashkull të moshës madhore, mbi dyshimin se janë të përfshirë në rast”, tha ai.

Elezaj deklaroi se veprimet e nevojshme hetimore janë kryer në koordinim me prokurorin e shtetit, me vendimin e të cilit të dyshuarit janë ndalur në mbajtje si dhe është iniciuar rast “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës” dhe “Dhunim”. 

/Telegrafi/

Read Previous

Rumania dislokon 130 ushtarë në Kosovë

Read Next

Kancelari gjerman, Olaf Scholz të hënën në Tiranë – pritet takim me Kurtin