Vazhdon seanca ndaj ministres Hajdari, do të dëgjohet përfaqësuesja e të dëmtuarës dhe e pandehura

Edhe të premten pritet të vazhdoj seanca ndaj ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila kishte goditur me veturë një fëmijë në muajin prill të vitit 2022.

Në këtë seancë pritet të dëgjohen përfaqësuesja e palës së dëmtuar dhe e pandehura Hajdari.

Pas seancës së fundit, përfaqësuesi i palës se dëmtuar ka deklaruar se ekspertët kanë konstatuar se vetura e ministres Hajdari s’kishte gjurmë të frenimit në momentin e aksidentit

Gjykata Themelore e Prishtinës, ka vendosur ta mbyllë për publikun seancat ndaj ministres.

Por, se ishte fajtore apo jo ministrja Hajdari, do vendos Gjykata Themelore në Prishtinë, ku edhe do mbahet këtë të mërkurë seanca gjyqësore për këtë rast në ora 13:30. /Albanianpost.com

Shënim: Personat e përmendur në këtë̈ artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç̧ nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Read Previous

Rama falënderon Kombëtaren e Shqipërisë, trajnerin dhe tifozët për rezultatin e arritur

Read Next

Senatorja amerikane Shaheen: Përgjegjësit për ngjarjen e 24 shtatorit të japin llogari para drejtësisë