U furnizuan me 49kg drogë në kufi me Shqipërinë, Greqia arreston dy shqiptarë dhe një grek

Dy shqiptarë bashkë me një grek u arrestuan nga policia greke, pasi u kapën me 49 kilogramë drogë të llojit marihuanë.

Të dyshuarit po shkonin në drejtim të Greqisë me dy vetura, ndërsa droga u sekuestrua nga njëra prej tyre.

Mjetet ishin nisur nga Athina dhe janë ngarkuar me drogë në kufi me Shqipërinë, për t’u rikthyer sërish në Athinë.

Greku 68-vjeçar po vozistte automjetin që droga ishte e futur në bagazhin e saj.

Ndërsa dy shqiptarët, njëri 21 dhe tjetri 22-vjeçar, që janë kushërinj mes vete, kishin rolin e kontrollorit të rrugës për të shmangur kontrollet policore.

/klankosova/euronewsal/

Read Previous

Britania përgëzon 12 pjesëtarët e FSK-së, fituan medalje në garën e patrullimit të Kambrianit

Read Next

Silhavy: E dimë që Shqipëria ka lojtarë si Broja, por ne kemi ardhur këtu për tri pikët