Albion Rrahmani, lojtari i javës në Superligën e Rumanisë

Albion Rrahmani është zgjedhur lojtari më i mirë i javës së dhjetë në Superligën e Rumanisë.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë liga rumune, ndërsa ka shpërndarë një postim në rrjetet e tyre sociale.

“Albion Rrahmani është superlojtari i javës së 10”, thuhet fillimisht në postimin e Superligës së Rumanisë.

“Lojtari i Rapidit duket se është lojtari më i rrezikshëm në Superligë dhe ia doli të shënonte dygolësh”.

Rrahmani shënoi dy gola për Rapid Bukureshtin në përballjen e së hënës ndaj Clujit të Ermal Krasniqit, për të fituar 3-1. /Telegrafi/

Read Previous

Të arrestuarit për terrorizëm mund të dënohen nga 25 vjet deri në burgim të përjetshëm

Read Next

Serwer: Perëndimi t’i vendosë sanksione Vuçiçit – Serbia t’i dorëzojë terroristët tek autoritetet e Kosovës