Mjete të pashpërthyera në Han të Elezit, intervenon KFOR-i amerikan dhe FSK-ja

Roja i një pylli ka raportuar se kishte vërejtur disa mjete të pashpërthyera.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 19:15 në fshatin Neqavc, në Han të Elezit.

Sipas raportit thuhet se tërheqjen e mjeteve te dyshimte e kanë bërë njësiti i deminimit të KFOR-it amerikan dhe njësiti i FSK-së

“Dëshmitari mashkull  kosovar, roje e pyllit, ka raportuar se kishte vërejtur disa mjete të pashpërthyera. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore në sigurimin e vendit të ngjarjes. Tërheqjen e mjeteve te dyshimte e kanë bërë njësiti i deminimit të KFOR-it amerikan dhe njësiti i FSK-së”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Read Previous

44 persona të arrestuar për 24 orë në Kosovë

Read Next

Mbi 1400 persona vdesin nga uria në Etiopi, ndihmat u ndërprenë se po vidheshin