Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Tre raste me dhunë në familje, gjatë 24 orëshit të fundit në Kosovë janë raportuar nga policia.
Në Prishtinë janë raportuar dy raste për dhunë me familje.
Me datë 8 gusht është arrestuar një person pasi ka sulmuar fizikisht një femër kosovare.
I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Rasti tjetër ka ndodhur, dje gjatë mesditës, një person ka kanosur një femër ndërsa , policia është në kërkim të dyshuarit dhe rasti është nën hetime.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili ndodhet në kërkim policor. Rasti nën hetime”, ka raportuar policia.
Kurse në Komunën e Ferizajt, dje gjatë mesditës është sulmuar një femër kosovare nga një i dyshuar mashkull kosovarë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka thënë policia.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje pas intervistimit nga policia.