Kurti e pret në takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se krahas Kurti e shtoi edhe një mëngjes të përbashkët edhe me këshilltarët e angazhuar në Qeveri nëpërmjet mbështetjes së ambasadës norvegjeze.

Kryeministri shprehu mirënjohjen e thellë të tij për kontributin e shtetit norvegjez dhe ritheksoi se Norvegjia është dhe mbetet partnere e rëndësishme me të cilën ndahen vlera, bindje dhe pikëpamje për sigurinë dhe paqen në rajon e më gjerë.

Në takim i pranishëm ishte edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Kurti dhe Bislimi e falënderuan ambasadorin për bashkëpunimin e shkëlqyer në mes të dy vendeve, si dhe për angazhimin dhe përkushtimin e tij në këtë drejtim, duke i uruar atij suksese në angazhimet dhe përgjegjësitë e radhës.

/Klankosova.tv/

Read Previous

Fillon stërvitja ushtarake bazë për 316 rekrutë të rinj të FSK-së

Read Next

Balla e Sveçla s’komentojnë raportet e kryeministrave, zotohet për zbatim të marrëveshjeve