Siç ishte përfolur, trajneri lituanez Audrius Prakuraitis tashmë edhe zyrtarisht është trajner i klubit të basketbollit “Vëllaznimi”.
Zyrtarizimi i tij êshtë bërë nga klubi përmes postimeve të tyre në rrjete sociale.
Klubi gjakovar në postimin e tyre ka potencuar që lituanezi njihet për disiplinën e tij të madhe.
Prakuraitis sezonin e kaluar ka qenë pjesë e KB Bashkimit, me të cilët kishte arritur deri në fazën e Play Off-it.