GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Së paku 20 persona kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë detyruar që të evakuohen nga shtëpitë e tyre për shkak të vërshimeve që e kanë përfshirë Korenë e Jugut.
Dita e tretë e shirave të rrëmbyeshëm ka shkaktuar rrëshqitje të tokës, ndërprerje të energjisë dhe dëme infrastrukturore mbarë vendit.
Në orët e hershme të së shtunës, zyrtarët kanë thënë se uji ka kaluar mbi një digë në krahinën e Chungcheonut Verior.
Kryeministri Han Duck-soo ka kërkuar nga ushtria asistencë në përpjekjet për shpëtim.
Autoritetet kanë thënë se janë 10 veta që aktualisht janë duke munguar, derisa dhjetëra të tjerë kanë pësuar lëndime.
/klankosova/