GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Zëvendëskryeministrja shqiptare, Belinda Balluku, ka zhvilluar një takim me të dërguarin e posaçëm të SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ku ky i fundit ka dhënë garanci për mbështetjen e Shqipërisë në angazhimet e marra në rajon.
Në takimin e zhvilluar mes tyre, Balluku dhe Escobar diskutuan mbi një sërë çështjesh që lidhen me zhvillimet e fundit në rajon dhe mbi rolin që duhet të ketë Shqipëria në gjithë këtë situatë, siç është bërë me dije nga zyra e shtypit të Ministrisë për Infrastrukturën dhe Energjinë.
Vetë zëvendëskryeministrja, ka bërë me dije përmes një postimi në median sociale Facebook, se Escobar qartësisht ka shprehur gatishmërinë për të ofruar ndihmën amerikane për zgjidhjen e situatës dhe vendosmërinë e reformave dhe proceseve jetësore në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Diskutuam për një sërë çështjesh kritike për rajonin, për aktualitetin e ditëve të fundit dhe mbi të gjitha për rolin e rëndësishëm që Shqipëria dhe kryeministri Rama po luajnë në këto momente vendimtare”, shkruan Balluku.
Ajo po ashtu ka siguruar zyrtarin e lartë amerikan se “Qeveria Shqiptare është e fokusuar plotësisht për përmbushjen e angazhimeve të marra dhe mbi të gjitha jemi koshient për rolin e rëndësishëm që duhet të luajmë në rajon dhe shembullin e mirë që duhet të japim”.