Aliu: Janë legalizuar vetëm 15 mijë ndërtime pa leje, vlera e tyre 1 miliard euro

Ministri i Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, në konferencën e mbajtur për media pas mbledhjes së qeverisë, ka folur rreth Ligjit për legalizimin e ndërtimeve.

Aliu tha se nga 350 mijë ndërtime pa leje janë legalizuar vetëm 15 mijë.

Ai theksoi se bëhet fjalë për vazhdimin e afatit për qytetarët për legalizimin e ndërtimeve.

“Trajtimi i ndërtimeve pa leje ka qenë dje në rendit të ditës dhe nuk ka kaluar. Është bërë dëm i madh. Është e vërtetë që numrat kanë qenë por, disa deputetë të Vetëvendosjes nuk e kanë votuar. Një numër i madh i qytetarëve po presin, por shpresoj që në seancën e radhës të kemi këtë mundësi”, tha Aliu.

“Ju e shihni që ky ligj ka kritere. Nga këto 15 mijë objekte të legalizuara, vlera e tyre është 1 miliard euro”, theksoi ai.

/klankosova/

Read Previous

Popullsia e BE rritet për herë të parë në 3 vjet, Gjermania mban vendin e parë

Read Next

Vala e të nxehtit do të prekë zona të mëdha të Evropës këtë javë