Lirimi i tre policëve të Kosovës, deputetja e PD-së: Hap pozitiv, dialogu deri në njohjen e Kosovës nga Serbia e vetmja mënyrë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku reagoi sot pas lirimit të tre policëve në veri të Kosovës.

Reklama

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Tabaku u shpreh se, lirimi i tre policëve është hap pozitiv.

Sipas saj, dialogu me mbikëqyrjen e partnerëve tanë strategjikë është rruga e vetme drejt normalizimit deri në njohjen e Kosovës nga Serbia.

Ajo theksoi se, Ballkani ka nevojë të gjejë gjuhën e dialogut dhe jo gjuhën e vjetër të konfliktit dhe luftës.

“Lirimi i tre policëve të Kosovës të mbajtur në burg jashtë çdo logjike ligjore është hap pozitiv. Dialogu me mbikëqyrjen e partnerëve tanë strategjikë është rruga e vetme drejt normalizimit deri në njohjen e Kosovës nga Serbia. Ballkani ka nevojë të gjejmë gjuhën e dialogut dhe jo gjuhën e vjetër të konfliktit dhe luftës. Rruga e përbashkët e Ballkanit Perëndimor është drejt BE. I detyrohemi kaq në respekt të së djeshmes dhe të ardhmes”, shkroi Tabaku në Twitter. /Telegrafi/

Read Previous

Sllovenia: De-përshkallëzimi i tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë dhe siguria e qytetarëve, të nevojshme

Read Next

BIK: Namazi i Kurban Bajramit falet të mërkurën në orën 05:38