OKB-ja e vendos Rusinë në listën e turpit

Organizata e Kombeve të Bashkuara i ka vendosur forcat ruse në listën e zezë vjetore të vendeve që shkelin të drejtat e fëmijëve.

Ajo akuzoi Moskën për vrasjen e fëmijëve dhe sulmet ndaj shkollave dhe spitaleve në Ukrainë, sipas një raporti të ri të parë të enjten nga AP, shkruan Euronews.

136 vdekje u atribuohen forcave ruse sipas OKB-së.

“Jam veçanërisht i tronditur nga numri i lartë i sulmeve kundër shkollave, spitaleve dhe personelit të mbrojtur, dhe nga numri i madh i vdekjeve dhe gjymtimeve të fëmijëve që u atribuohen forcave ruse dhe grupeve të armatosura të lidhura me to”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Read Previous

KMDLNJ: Ndërtimtaria – rrezikuesi më i madh i jetës së punëtorëve

Read Next

Shtatë shtete anëtare bëhen bashkë për ta çuar Kosovën dhe rajonin më shpejt në BE