Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në rastin vjedhjes në Teqen e Madhe në Gjakovë

Policia në Gjakovë njofton se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një 48-vjeçar me inicialet Xh. Th., i cili dyshohet se me datë 22.05.2023 kishte depërtuar brenda teqesë duke vjedhur nga aty dy kasaforta me para të gatshme në vlerë të konsiderueshme, disa çelësa personal dhe disa stoli të arit.

Komunikata e plotë e Policisë së Kosovës:

Me datën 22.05.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të pa njohur kishin depërtuar brenda në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur në dy kasaforta para të gatshme në vlerë të konsiderueshme, disa çelësa  personal, dhe disa stoli të arit. 

Sektori Rajonal i Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë pas një hetimi të gjerë dhe intensiv, ku janë shikuar qindra orë video incizime (nga lokacione të ndryshme) dhe janë analizuar shumë prova ështëarritur të identifikohet dhe arrestohet  i dyshuari:

• Xh. TH., i lindur në vitin 1975, shtetas i Republikës sëKosovës 

mbi dyshimin e arsyeshëm se i njëjti me datën 22.05.2023 kishte kryer veprën penale vjedhje e rëndë. Me vendim të gjykatës është kryer kontroll në objektet e banimit të të dyshuarit me çrast janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë me një karikator, gjashtë copë fishekë, disa stoli ari, rrobe, telefona dhe disa gjëra tjera të cilat dyshohet se janë përdorur me rastin e kryerjes së vjedhjes. 

Të gjitha veprimet hetimore të ndërmarra janë kryer në koordinim me prokurorin e shtetit me vendimin e të cilit i dyshuari është ndalur në mbajtje. Ndaj tij është iniciuar rastpenal për hetim “Vjedhje e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi dhe kontroll të paautorizuar të armëve”’.

Read Previous

Sunak pas takimit me Bidenin: Putini duhet ta dijë se nuk do të heqim dorë prej Ukrainës

Read Next

Futën në treg mjaltë me substanca të dëmshme për shëndet, Prokuroria ndalon për 48 orë pesë persona