Rriten të hyrat qeveritare, 63.7 përqind burimin nga tatimi

118 milionë euro janë më shumë të hyrat qeveritare në tre muajt e parë të viti aktual, krahasuar me paraprakun.

Për tremujorin janar-shkurt-mars të hyrat qeveritare janë shënuar prej 675.8 milionë euro, derisa në vitin 2022 ato kanë qenë 557.6 milionë, njofton Agjencia e Statistikave të Kosovës.

“Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë: tatimet në produkte (63.7%) të totalit të të hyrave; tatimet rrjedhëse në të ardhura (16.7%);  transfertat e tjera aktuale (11.9%); pagesat për prodhimet jo-tregtare (3.7%); ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave”, thuhet në raport.

Rritje ka pasur edhe tek shpenzimet. 511.8 milionë janë regjistuar ato për tre muajt e parë të vitit, derisa në vitin e kaluar ato për këtë periudhë kanë qenë 459.7 milionë.

“Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kompensimi i punëtorëve (34.5%); kontributet sociale dhe përfitimet (29.0%); konsumi i ndërmjetëm (12.5%); subvencionet (11.6%); ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve”.

/KlanKosova/

Read Previous

Parashikimi i motit

Read Next

Rriten çmimet e importit për 8.6 përqind nga viti i kaluar