Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkuar Masakrën e Korishës, e kryer nga forcat serbe.
“24-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal serb vranë 77 gra, burra, pleq, në mesin e cilëve 14 fëmijë nga fshatrat: Korishë, Budakovë, Bllacë, Reshtan, Mushtisht dhe Grejkoc”, shkroi Osmani në Facebook.
Ndërkaq, ajo tha se “egërsia e regjimit kriminal serb nuk i kurseu as më të vegjlit, jeta e të cilëve u fikë që në fillet e saj”.
“Dhimbja dhe kujtimi për ta do të jenë gjithnjë me ne. Ata do të jenë përkujtues të rrugës së vështirë deri te liria sepse u vranë vetëm pse ishin shqiptarë”.
E para e vendit nënvizoi se “drejtësia për ta është e domosdoshme”.
“I paharruar qoftë kujtimi për ta dhe martirët që u bën guri themeltar i Republikës!” /Albanianpost.com